Është ndër personazhet më të përfolura në vend.
Bëhet fjalë për Learta Jakupin, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet, përcjell ORAinfo.
Krahas punës në biznesin e saj, Learta tregohet shumë e kujdesshme edhe ndaj fëmijëve të saj.
Mirëpo kaq e kujdesshme nuk është treguar edhe në veprimin e saj të fundit.
Derisa ishte duke u kthyer në shtëpi nga shkolla me fëmijët e saj dhe të vëllait, Learta ka rrezikuar duke bërë foto në veturë derisa ishte në komunikacion.
Përdorimi i telefonit është i ndaluar gjatë vozitës, e aq me shumë kur në veturë ke edhe fëmijë. /ORAinfo/