Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley vlerëson se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe 100.000 ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë.
Gjenerali Milley deklaroi se rreth 40.000 civilë kanë humbur jetën, duke shtuar se shenjat që Kievi ishte i gatshëm të rihyjë në bisedime me Moskën ofronin “një dritare” për negociata.
Gjenerali Milley u shpreh: “Në mënyrë që bisedimet të jenë të suksesshme, si Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë në një konkluzion të përbashkët se fitorja nuk mund të arrihet përmes mjeteve ushtarake, dhe për këtë arsye ju duhet t’i drejtohen mjeteve të tjera”.
Milley, i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i Presidentit Joe Biden, tha se shkalla e viktimave mund të bindë Moskën dhe Kievin për nevojën për të negociuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të të ftohtit.
“Mbi 100,000 ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur,” tha gjenerali Milley. “E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase.”
Si Ukraina ashtu edhe Rusia nuk e kanë bërë publike numrin e tyre të viktimave.
Përditësimi i fundit i Moskës në shtator tha se 5.937 trupa ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit, me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu që hodhi poshtë raportet për një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve.
Vlerësimi i Gjeneral Milley është shumë më i lartë.