Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Një person humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot pasdite ndodhi në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në Shën Erazmo. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se në aksident ishin pjesëmarrëse tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës.

“Sot rreth orës 16:40 minuta në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë ka pasur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës ‘kia rio’ me targa të Ohrit, e drejtuar nga R.A. (57) nga Ohri, veturës ‘audi’, me targa të Strugës, e drejtuar nga Sh.P. (22) nga Struga dhe veturës ‘pollo’, me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.R. (39) nga Ohri”, deklaroi Dimoski.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi R.A., ndërsa janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë ekipe të policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme