Plagoset me thikë kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi

Plagoset me thikë kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orgest Xhelili, është goditur me thikë nga ky i fundit.

 Ai është dërguar në Spitalin e Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje rreth plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

LEXO EDHE:

Kryebashkiaku u godit 4 herë në shpatull, shoferi me 5 plagë në bark

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Poliklinikën e qytetit pas një debati mes Kokoneshit dhe shtetasit Orgest Xhelili. Autori i kësaj ngjarje ka qenë ish-punonjës IT në bashki dhe është arrestuar nga Policia. Janë ende të paqarta e shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt.

Në muajin korrik ai denoncoi se ishte dhunuar nga nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj.

Ishte 14 korrik i këtij viti kur zyrtari denoncoi në komisariatin e Divjakës se u ofendua dhe u godit me grushte nga 32-vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë. Ai tha në polici se ishte goditur për shkak të detyrës, ndërsa nuk dha detaje për ngjarjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme