Është krijuar një gjendje kaosi në koncertin e fundit të Dua Lipës në Sydney, Australi. Shkak për këtë është bërë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat që la qindra fansa jashtë mbrëmjes.
Turma fansash u panë të rreshtuar jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidney-t pasi aplikacioni “Ticketek” pushoi së funksionuari, duke i lënë të paranishmit të paaftët të dëshmojnë se kishin një biletë.
Ata u detyruan të gërmojnë nëpër email për konfirmime, me sigurinë që më pas kontrollonte manualisht secilin.
“Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz”, vazhdoi një tjetër.
Dua Lipa e nisi përfundimisht shfaqjen e saj pas orës 21:00 dhe u kërkoi falje fansave të cilët ishin mbajtur në pritje.
Ylli shqiptar me famë botërore deri tani ka mbajtur dy koncerte në Sydney dhe një në Brisbane si pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia”.
Axhenda e koncerteve të fitueses së Grammy-t vazhdon me dy shfaqje në Melburn përpara se të performojë në Adelaide dhe Perth.