Një hetim nga policia spanjolle dhe Garda Civile ka çuar në zbërthimin e një bande shqiptare që i dedikohej trafikut të drogës.
Agjentë kane sekuestruar 13 kilogramë heroinë, gjashtë automjete me të cilat kryhej transporti dhe kanë arrestuar njëmbëdhjetë të dyshuar.
Hetimi nisi në fillim të vitit, kur agjentët kapën një person që shiste sasi të konsiderueshme heroine. Pak nga pak ata zbuluan kanalet e tyre të shpërndarjes. Në korrik ata ndaluan një makinë me anë të së cilës po transportohej drogë e fshehur shumë mirë.
Mediat spanjolle shkrujnë se autoritetet nuk mundën të gjenin drogën e fshehur dhe u detyruan ti drejtoheshin Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore, e cila ka aparate me rreze X, për të lokalizuar dhjetë kilogramët heroinë që ndodheshin brenda në makinë.
Pak nga pak, ata gjetën të gjitha automjetet si dhe rrjetin e vendeve të fshehta që kishte kreu i bandës, një shqiptar i ndaluar të hynte në BE, por që pretendonte të ishte ekspert gjyqësor.
Gjithashtu të mërkurën e kësaj jave, ndaj organizatës u kryen tetë kontrolle, duke përfshirë një në rrugën Santo Tomás, në Monte Alto, ku policia arrestoi një grua të moshuar që ishte e përfshirë në shpërndarjen e drogës në vend.
Përveç heroinës, autoritetet konfiskuan një kilogram hashash, gjysmë kilogram marihuanë, 57 mijë euro para cash, 900 dollarë, peshore precize dhe mjete për trajtimin e drogës. Ata gjetën gjithashtu një bllokues, një pajisje gjeolokimi dhe dokumentacione false./express