Trupat ukrainase hyjnë në Kherson, Rusia tërhiqet plotësisht, festohet me flamuj verdhe-blu

Trupat e Ukrainës kanë hyrë në qytetin kyç të Khersonit të premten, tha ushtria e saj, ndërsa banorët e ngazëllyer valëvitnin flamujt ukrainas pas një tërheqjeje të madhe ruse.

Ky veprim e vendos Kievin në prag të arritjes së një prej fitoreve të tij më domethënëse të luftës dhe i jep një goditje të hidhur Presidentit Vladimir Putin, i cili vetëm një muaj më parë e shpalli Kherson një pjesë të Rusisë.

Videot e shpërndara nga zyrtarët e qeverisë ukrainase në mediat sociale treguan skena të civilëve që ishin gati nëntë muaj nën pushtim duke brohoritur ardhjen e një kontigjenti të trupave ukrainase.

Më herët në mëngjes Rusia kishte thënë se tërheqja e forcave të saj përtej lumit Dnipro kishte përfunduar.

“Kherson po kthehet nën kontrollin e Ukrainës, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës po hyjnë në qytet”, tha agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase në një deklaratë.

Ushtria më vonë paralajmëroi se Rusia po përgatitej të godiste qytetin nga pozicione të reja përtej lumit.

Ata pak banorë që kanë mbetur në Kherson kanë duruar shtetrrethimin, mungesën e mallrave, luftën partizane dhe një fushatë intensive për t’i detyruar ata të bëhen qytetarë rusë.

Për muaj të tërë, banorët e intervistuar nga gazetarët kanë treguar histori të miqve të rrëmbyer, fëmijëve të dëbuar ilegalisht, të afërmve të torturuar dhe vrarë. Dëshmitë e abuzimeve të të drejtave të njeriut janë shfaqur kur rusët janë tërhequr diku tjetër.

Humbja e Khersonit do të është pengesa e tretë e madhe e Rusisë në luftë, pas tërheqjeve nga Kievi, kryeqyteti, pranverën e kaluar dhe nga rajoni i Kharkivit në verilindje në shtator.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet provincial që Rusia kishte pushtuar që nga pushtimi në shkurt dhe ishte një lidhje kryesore në përpjekjet e Rusisë për të kontrolluar vijën bregdetare jugore përgjatë Detit të Zi.

Skenat dramatike në Kherson erdhën më pak se 48 orë pasi ministri rus i mbrojtjes njoftoi se trupat ruse në qytet do të tërhiqen. Edhe pse ushtarët e tyre iknin, Kremlini tha se ende e konsideronte Kherson si pjesë të Rusisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme