Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka raguar ndaj deklaratave të kryetarit të partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj.
Miftari thotë se po vazhdon misionin e saj në Kosovë ‘shkolla e Ivica Stanishiqit’.
ai ka përmendur emrat që sipas tij, janë duke vazhduar këtë shkollë, e ata janë: Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, Shkëlzen Maliqi, Adriatik Kelmendi e Berat Buzhala.
“Shqiptarit veç premtoj pare e pushtet e çon kah të duash si Bubin!
Vazhdon misionin e saj në Kosovë ‘shkolla e Ivica Stanishiqit’ e Baton Haxhiut, Dukagjin Goranit, Shkëlzen Maliqit, Adriatik Kelmendit, Berat Buzhalës…, nëse i vrasim vetëm këtë vit ja 15.000 serbë i dhunojmë ja 20.000 femra serbe, i ndjekim një milonë serbë, i vrasim mbi 1300 fëmijë serbë,i burgosim qindra mijëra serbë dhe i dënojmë me shekuj për politikë, i mbyllim shkollat, spitale, fakultetet, i përzamë gjithë punëtorët serbë, pastaj i zhdukim mijëra kufoma të serbëve, i marrin në bisedë informative maltretojmë 580.000 serbë nashta tek atëherë do të llogaritej se ne Shqiptarët e Kosoves sillemi si Millosheviqi o Dardan Cicëroni”, shkruan Miftari në facebook.
Ndryshe, lideri i Partisë Socialdemokrate, në një emision televiziv deklaroi pak ditë më parë se, ‘po i trajtojmë serbët në veri, ngjashëm si na trajtonte Millosheviçi neve’.
“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbët në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka nga pak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviçi”, ka deklaruar Molliqaj.