Studentët protestuan para Kuvendit në shenjë revolte ndaj ndryshimeve në Ligjin për standardet e studentëve.
“Një vakt studentor apo një bast politik”, “Po dridhemi nga i ftohti, jo nga frika”, “Nuk mëson kur ke uri dhe të ftohtë”, këto ishin disa nga mesazhet që studentët përcollën.
Përmes protestës studentët kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve të propozuara në Ligjin për standardet studentore, barazimin e bursave me shumën më të lartë, përjashtimin e studentëve nga masat antikrizë të Qeverisë për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike dhe përmirësimin të kushteve në konvikte. Përfaqësuesit e studentëve shkuan në takim në Kuvend me ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri dhe deputetët propozues të ndryshimeve ligjore.
“Me dekada studenti nga Maqedonia është viktimë e politikave të këqija dhe pasivitetit institucional. Është koha të ngrihemi kundër shkatërrimit të standardit studentor. Prandaj, është koha për rezistencën e studentëve!”, theksuan nga Rezistenca Studentore.
“Renovim i konvikteve, sepse në një pjesë të tyre kushtet janë katastrofale dhe çnjerëzore.03:03 Nëse nuk plotësohen kërkesat tona në do të vazhdojmë me protestat, supozojmë se mbështetja do të rritet në mënyrë konstante. Plani kyç është që të marrim atë që meritojmë. Atë që na takon dhe gjithmonë na ka takuar”, tha një student.
“Mendoj se është koha që të gjithë të solidarizohemi dhe të përcjellim një mesazh se është koha për ndryshim”, shtoi një student tjetër.
“Studentët nuk janë kukulla për të lozur. Nuk munden eksperimentet e tyre, kush mundet më shumë të kursejë të nisë nga studentët. 05:05 Jeta e studentit aq më tepër nëse vjen nga qytetet e tjera, për shembull si unë apo shumica këtu 05:17 është shumë më shtrenjtë dhe është shumë më e vështirë dhe nuk mundet atë që na garantohet më ligj të na e heqin”, tha student tjetër
“Të na shpërblehet mundi që japim, sepse tek e fundit ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Ne na mbetet në dorë shoqëria dhe shteti. Nuk kërkojmë asgjë më shumë nga ajo që kanë në dorë deputetët, të cilët duhet të kujdesen dhe të punojnë në dobi të studentëve”, shtoi një student tjetër.