Ljubisha Ignjatov, kameraman i TV 24, është goditur me boksa pasditën e sotme në “Përzhino” të Shkupit, ku së bashku me gazetarin tentuan të regjistrojnë një reportazh para shtëpisë që raportohej se ishte vendbanimi i biznesmenit ukrainas Onishchenko, i cili së fundmi u zbulua në opinion se kishte marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.
Ekipi i TV 24 është sulmuar nga pronari i shtëpisë, Mile. ShGM tashmë ka dërguar një reagim deri te MPB-ja dhe pritet një hetim i menjëhershëm për rastin, duke dënuar dhunën.
Në pamjet e TV 24, i zoti i shtëpisë heq pantallonat dhe e pyet kameramanin nëse dëshiron t’ia incizojë penisin. /Nistori/