Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bun deklaroi sot se Franca gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.
“Franca gjithmonë ka qenë prezentë në momentet më të rëndësishme të Maqedonisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme për përforcimin e miqësisë sonë, ne dëshirojmë përforcimin e raporteve tona. Bashkë kemi punuar për hapjen e perspektivave evropiane. Maqedonia e Veriut e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian, ne do t’ju mbështesim në periudhën e ardhshme që ju të merrni vendin e merituar”, tha Bun.