Gazetare: Ajnur Bafqari
Numër i vogël i autobusëve në qarkullim, pritje të gjata nëpër stacione të autobusëve, turma të mëdha të cilat bëjnë që shumica e qytetarëve edhe përskaj pritjeve të mëdha të mos mund të futen në autobusin që po prisnin gjatë kohë… (atmosferë) Me këtë situatë qytetarët e Shkupit dhe rrethinës ballafaqohen për të katërtën ditë me radhë që kur shoferët e autobusëve privatë të “Slloboda Prevozit” u hodhën në grevë.
Qytetarët të revoltuar thonë se nuk po arrijnë që obligimet e tyre ti kryejnë në kohë.
“Tash iku 50-shi I mbushur është nuk mund të hyjmë brenda…Autobusë nuk ka, hallku paguajnë, pare kanë dhënë, por askush nuk sheh a mund të shkosh në punë apo në doktor me rregullu dhëmbin, por autobusë nuk ka… Ka gjysmë ore një orë presim këtu, çfarë të bëjmë… E kam patjetër të pres autobusin për të shkuar tek spitali I shtetit. ”
“Shumë e kemi problem, sidomos ne që jemi në shkollë, çdo ditë gati vonohemi pasi nuk ka autobusë, duhet të presim shumë, edhe nëse vjen ndonjë autobus ka shumë njerëz dhe nuk mund të hipim në autobus… ”.
“Shumë vështirë, prej Haraçine vi unë, atje po pritet shumë, autobusët privatë I kanë ndal, nuk e di kush është përgjegjës. Këtu tash një orë po e pres 55-shin.”
Qytetarët thonë se tashmë nuk mund të bazohen tek orari I publikuar në faqen e internetit të Ndërmarrjes së Transportit Publik dhe nuk e dinë se si të orientohen e të mos presin gjatë.
“65-shin e pres, por për askund është. Kjo është linja më e parregullt në Shkup”.
“Po problemi është çdo ditë e më I madh, më së shumti pritet 30, mundet 40, ndonjëherë madje edhe 50 minuta, kjo është një situatë shumë e keqe, deri kur do të jetë kështu nuk e di.”
“Unë nuk vi rregullisht në Qytet, por tani para 5 minutave kemi ardhur.. 5:35 A sa ka, shumë pak janë, tani po bëjnë greva. ”
“A udhëton çdo ditë me autobus? Po… Gjys ore”
“Për shkak të mungesës së autobusëve dhe për shkak të njerëzve që pritshin, kishte shumë rrëmujë dhe unë nuk munda të arrij. ”
Transporti publik në Shkup filloi të vështirësohet që para një muaji kur shoferët e autobusëve privatë në kuadër të “Maktrans” u hodhën në grevë, ndërsa situata u përkeqësua nga data 21 nëntor, kur për shkak të pagesave të pashlyera nga NTP, edhe “Slloboda Prevozi” vendosi të shkojë në grevë. /Alsat.mk