Todorov tregon se sa do të dëmshpërblejë Qeveria zonat e përmbytura

Sigurimi i dëmshpërblimit të tërësishëm të qytetarëve nga rajonet e krizës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, është masa e parë nga pakoja prej gjithsej tetë masave të cilat Qeveria i ka miratuar në seancën e sotme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Duke e marrë parasysh madhësinë e katastrofës natyrore dhe shkatërrimin e saj dhe numrin e madh të amvisërive që janë përfshirë, si dhe shkallën e dëmtimit, si Qeveri jemi plotësisht të dedikuar për mundësimin e ndihmës dhe përkrahjes së tërësishme dhe ndihmës për të dëmtuarit duke përfshirë segmente të ndryshme të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte do të jenë në dobi konkrete. Këto janë hapa dhe masa konkrete me të cilat tregojmë kujdes për të gjithë bashkëqytetarët tonë në këto momente të rëndësisë së jashtëzakonshme” ka theksuar në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë, ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov.

Këto masa përfshijnë edhe mbulimin e participimit të të gjithë shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet në zonat e prekura, lirim të amvisërive nga pagesa për ujë dhe mbeturina në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndihmë për furnizim të pajisjeve shkollore për të gjithë fëmijët në arsimin fillor nga rajonet e krizës. Me masat parashikohet edhe mundësimi i përpunimit falas të elaboratit për legalizim për familjet nga rajonet e prekura nga vërshimet, rritje e ndihmës financiare në tre muajt e ardhshëm për 50 për qind për familjet e zonave të vërshuara që pranojnë ndihmë sociale dhe para për mbrojtje fëmijërore, dhe shtesa në para për grupet e cenueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme