Në mbarë botën, miliarda prej nesh përdorin mediat sociale çdo ditë, dhe ky numër thjesht vazhdon të rritet progresivisht. Në fakt, vlerësohet se deri në vitin 2023, 3.44 miliardë njerëz do të përdorin rrjetet sociale, nga 970,000 në 2010.
Ne e përdorim atë në çdo aspekt të jetës sonë , në marrëdhëniet tona personale, për argëtim, në punë dhe në studimet tona. Për ta vënë atë në një kontekst, çdo minutë ne dërgojmë kolektivisht më shumë se 40 milionë mesazhe në Facebook .
Përdorimi i rrjeteve sociale është në rritje dhe ky aspekt nuk po ndryshon vetëm mënyrën se si ne komunikojmë , por po ndryshon dhe mënyrën se si ne të bëjmë biznes, mënyrën se si jemi të qeverisur dhe mënyrën se si jetojmë në shoqëri.
Mediat Sociale jane një trend që tashmë po përhapen me shpejtesi në biznese përtej redaksisë apo informacionit, qoftë për shkak të marketingut dixhital apo kanaleve të reja të komunikimit të shërbimit ndaj klientit.
Mediat sociale po japin informacione në mënyre progresive dhe të vlefshme dhe në sistemin shëndetësor.
Industria shëndetësore tashmë po përdor mediat sociale për të ndryshuar mënyrën se si funksionon, qoftë përmes fushatave të shëndetit publik apo vizitave virtuale të mjekut me pacientin në Skype apo dhe ne Telemedicine, Zgjidhje te problemeve te ndryshme ne biznes apo te tjera (Professori online GOOGLE).
Bota e informatikes vazhdimisht po pushton rruzullin tokësor duke u zgjeruar me informacione të gjëra dhe të gjata.
Rrjetet Sociale të cilët dominojne globalisht njerezimin janë:
Google – 4,3 miliard qytetare (Platforma me e madhe me numrin me te madh te Data-Serverave)
Facebook- 3 miliardë qytetarë
Instagrami – 2,2 miliard qytetarë
Tiktok – 1,5 miliard qytetarë
Twitter – 500 milion qytetarë.
Rrjetet sociale po ndikojnë më shumë pozitivisht në zhvillimin e teknologjisë, në romovimin e biznesit , komunikimit dhe zgjerimit te informacionit në cdo aspekt.
Aktualisht ekzistojnë dhe efekte anësore të këtyre rrjeteve sociale të cilët po rrisin në shkallë progresive depresionin tek te rijte, stresin, probleme shendetesore okulistike (Demtime Ofthalamologjike), hera heres keq informin në diagnoza, dhe konceptin CyberBullying ( Bulizimi online) e cila dominon tek moshat e vogla dhe adoleshenca, rritjen e shkalles se introvertizmit etj
*Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekesor.