55.7 % e qytetarëve të gatshëm ta lëshojnë Kosovën për një vend pune

Emisioni EURO n’7 në T7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka nxjerrë rezultatet që lidhjen për rrjedhat ekonomike dhe sociale të vendit.

Në pyetjen “Nëse do t’u ipej mundësia për të punuar jashtë vendit, a do të pranonit?”, 55.7 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të largoheshin menjëherë nga vendi.

39.3 % janë përgjigjur se nuk do të largoheshin ndërsa 5 % kanë refuzuar të përgjigjen.

Një fakt tjetër shqetësues i dal nga ky hulumtim, është se më të prirurit për ta lëshuar vendin janë grupmosha prej 18-24 vjeç ku 74.1% e të anketuarve nga kjo moshë janë përgjigjur se do të lëshonin vendin për një vend pune.

Sipas profesor Mustafë Kadrijaj, qeveria aktuale ka ardhur në pushtet pikërisht nga votat e kësaj grupmoshe dhe të dhënat e këtij hulumtimi tregojnë se kjo qeveri nuk ka arritur as përafërsisht t’i plotësojë nevojat e tyre.

Përveç kësaj, sipas profesor Kadrijajt, ky hulumtim tregon se të rinjët nuk presin se do të hapen vende të reja të punës dhe se me politikat aktuale sociale nuk rritet mirqenia qytetare.

Ndërsa, sipas ekonomistit Valon Prestreshi qeveria nuk ka arritur të krijojë kushte për punë dhe aftësim profesional dhe se ekonomia e vendit është në gjendje të mjerueshme. /GazetaExpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme