Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me një nga shqiptarët e vrarë në Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Nea Smyrni, në Athinë. Mësohet se Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç nga Vlora, rezulton i dënuar me 7 vite për trafik klandestinësh.
Çerçizaj rezulton i përfshirë në tragjedinë e 21 gushtit të vitit 2002, ku humbën jetën dy shtetas.
Kreshnik Çercizaj bashkë me Dorian Serjanin, u akuzuan për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen e shtetasve Ilirian Idrizi, ish-drejtori i shkollës së Babicës dhe Zybajde Bracaj nga Mallakastra. Por gjykata vendosi që të dënojë me 7 vite burg Çerçizajn.
Kujtojmë se në atentatin e djeshme mbeti i vrarë dhe Armando Ogranaja, 44 vjeç, nga Berati.
© SYRI.net