Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.
Në postimin e tij në Facebook, Bislimi thotë se ajo çfarë ndodhi dje në Jarinjë ka autor të vërtetë, presidentin rus, Vladimir Putinin.
Postimi i plotë:
DJE SERBIA NUK I NDALOI HULIGANËT SERBË – AJO U TËRHOQ NGA PLANI PËR DJEGIEN E JARINJËS
Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.
Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin.
Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.
Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët).
Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.
Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në.
Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!
© SYRI.net