Anketa e IRI: 73% duan BE-në, 87% për forcim marrëdhëniesh me Turqinë, 65 % me Kinën

Pakënaqësi nga drejtimi në të cilin lëviz vendi, mbështetje e fuqishme për anëtarësimin në BE dhe rritje të perceptimeve pozitive për Kinën dhe Turqinë tregon anketa e re e Qendrës për hulumtime të anketave nga Instituti Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut.

Të pyetur për drejtimin e lëvizjes së vendit, vetëm 13 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 58 për qind janë përgjigjur se po lëviz në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve ishin neutralë.

Anketa gjithashtu tregon mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE edhe krahas rënies prej 11 për qind pikë nga nëntori i vitit 2021.

73 % e qytetarëve nga Maqedonia duan të inkuadrohen në BE, ndërsa 24 për qind nuk janë për inkuadrim në BE.

Anketa tregoi se 87 % e qytetarëve pajtohen plotësisht ose disi pajtohen se marrëdhëniet e forta me Turqinë i shërbejnë më së miri interesave të vendit. 65% për qind mendojnë të njëjtën gjë për Kinën.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme