Kabineti i zëvendëskryeministres për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska deri më tani ka inicuar tre procedura lidhur me keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Në intervistë për MIA-n, zëvendëskryeministrja Gërkovska potencoi se për dy tashmë ekziston dyshim i bazuar për parashtrim të paraqitjes penale, ndërsa rasti i tretë është parashtruar para një kohe dhe bëhet fjalë për rast të madh dhe voluminoz, për ç’shkak nuk pret deri në fund të vitit të ketë epilog nga ana e organeve hetuese.
Zëvendëskryeministrja nuk zbulon për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por potencon se po veprohet në mënyrë të paanshme, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, nëse Kabineti merr informata për keqpërdorim.
“Unë jam ithtare e prezumimit të pafajësisë dhe ndjekjes legale të ngjarjeve. Është me rëndësi se ne si Kabinet dhe, është mirë qytetarët ta dinë, se veprojmë dhe se nëse marrim informata të cilat na udhëzojnë se është e mundur të ketë keqpërdorim të caktuar të zgjidhjeve ligjore, të procedurave të caktuara, se vendosim në mënyrë të paanshme, pa dallim se për kë bëhet fjalë, nëse është ministër në Qeveri, drejtorë në institucione publike… Sido që të jetë, për ne nuk është fare me rëndësi, por me rëndësi është vetëm nëse ka ndonjë bazë për keqpërdorim të mundshëm, që më tutje ua përcjellim institucioneve kompetente dhe si fidbek nga ana e tyre kemi marrë se për dy prej tyre ekziston bazë për inicim të procedurës penale, Rasti i tretë është mjaft i madh. tash shpejtë e parashtruam dhe prandaj nuk presim deri në fund të vitit të kemi ndonjë epilog”, deklaroi Gërkovska në intervistë për MIA-n.