Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

Besimtarët e krishterë kremtojnë këtë të dielë Krishtlindjen, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e festave të tyre fetare pas Pashkës.

Në Tiranë, mesha e Krishtilindjes për besimtarët katolikë u mbajt në mesnatë në Katedralen e Shën Palit dhe u drejtua nga kreu i kryedioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, i cili në fjalën e tij bëri thirrje për solidaritet me të pamundurit dhe reflektim për më shumë mirësi në këto kohë të vështira.

Arjan Dodaj: Kjo është festa e pajtimit mes Krijuesit dhe njerëzimit të shthurur, të humbur dhe rebel që pavarësisht brutalitetit dhe dhunës, Krijuesi nuk braktis, por i dërgon birin e tij, Princin e Paqes, Jezu Krishtin.

Besimtarët ortodoksë u mblodhën mëngjesin e së dielës në Katedralen Ngjallja e Krishtit, teksa kryepeshkopi Anastas Janullatos drejtoi meshën e posaçme.

Anastas Janullatos: Ata që banojnë dhe që ndodhen në këtë qytet, të gjithë ata që marrin pjesë, i kujtoftë Zoti Perëndi në Mbretërinë e tij.

Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Ajo simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

Tv Klan

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme