Banori rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: ‘Shikoja në sy nënën dhe kisha ankth e dridhesha’

‘Shikoja në sy nënën dhe kisha ankth e dridhesha’, banori rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Amos Zaharia është një aktor mjaft i dashur dhe i komentuar. Tashmë, ai ka marrë një vëmendje të madhe me pjesëmarrjen e tij në BBV Albania 2. Së fundmi, ai ka folur për një periudhë mjaft të vështirë të jetës së tij.

Amos është ndalur tek beteja e tij me ankthin.

“Unë kam pasur periudha në jetën time, sidomos pas adoleshencës, që për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm rrugën që duhet të bëja, dridhesha kur dilja nga shtëpia, më beso”, tha në fillim Amosi.

“Më kapte një ankth i jashtëzakonshëm, me çfarëdo lloj personi, edhe me nënën time, e shikoja në sy dhe kisha një ankth, një gjendje shumë të keqe”, tha ai, duke theksuar se nuk e kuptonte nga se i vinte kjo gjendje”, vijoi ai më tej.

Mirëpo, aktori ka zbuluar edhe se si të përballesh me frikën tënde më të madhe.

“Por një gjë e kam kuptuar, për t’u shpëtuar ilaçeve. Aty ku është frika jote, aty është edhe detyra jote. Përballu në mënyrë të ndërgjegjshme me problemet e tua, me frikën. Dili përpara gogolit! Sa herë që i shmangesh një problemi, aq më i madh bëhet”, tha ai në fund duke dhënë edhe një mesazh mjaft të mirë e të fortë për të gjithë ata që në këto momente po vuajnë nga ankthi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme