Tejkalon 15 milionë tonë sasia e ngarkesës së transportuar në korridorin e drithit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Türkiye-s, Adil Karaismailoğlu tha se në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur 585 anije me mbi 15 milionë tonë drithëra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Karaismailoğlu bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sasinë e ngarkesës së transportuar në “korridorin e drithit”.

“Pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë u përjetua kriza e drithit”, rikujtoi Karaismailoğlu i cili tërhoqi vëmendjen se më pas ndaloi transporti i drithit nga Ukraina, një prej qendrave më të rëndësishme të drithit në botë.

Ai tha se pas këtyre zhvillimeve nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan u zhvilluan takime intensive diplomatike dhe si rezultat i kësaj dërgesat e drithit rifilluan sërish.

“Në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur të ngarkuara gjithsej 585 anije. Sasia totale e transportuar ka tejkaluar 15 milionë e 80 mijë tonë. Me anijet u transportuan 13 lloje ngarkesash të ndryshme përfshirë elb, grurë, sojë, ushqim luledielli për kafshët, krunde gruri, bizele, fara luledielli, ushqime të përziera të përpunuara, panxhar sheqeri, vaj luledielli, fara kanola, vaj misri dhe sojë”, tha Karaismailoğlu.

– “15 për qind e ngarkesave të transportuara kanë mbërritur në vendin tonë”

Karaismailoğlu theksoi se 200 nga 585 anijet janë me flamur, në pronësi ose operim turk dhe se 171 nga 585 anijet e kanë sjellë ngarkesën e tyre në portet e Türkiye-s.

Ai bëri të ditur se ngarkesa e transportuar nga anijet që kanë mbërritur në portet e vendit është 2.247.564 tonë.

“15 për qind e ngarkesës totale ka mbërritur në vendin tonë. Ndërsa 12 për qind e ngarkesave u transportuan në Afrikë, 29 për qind në Azi, 44 për qind në Evropë. Ndërkohë ngarkesa më e madhe është transportuar në Spanjë me 2.891.117 tonë. Spanja ndiqet nga Türkiye me 2.247.564 tonë dhe Kina me 2.162.210 tonë”, tha Karaismailoğlu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme