Arbenita dhe Fero janë ndarë apo jo? Video e vajzës së tyre sapo na “bëri lëmsh” sërish.
Arbenita dhe Fero vazhdojnë të përfliten për “ndarjen” e tyre, e cila nuk është konfirmuar asnjëherë nga vet dyshja.
Konfirmim u mor mos ndjekja e njëri-tjetrit në rrjetet sociale si dhe disa kunja të njëpasnjëshme.
Tani që zërat janë shuar pak, Arbenita i hodhi sërish “benzin zjarrit”.
Ajo ka publikuar një video të vajzës së saj.
“Duke shkuar për të rrahur të gjithë ata që po flasin keq për mamin e për babin”, shkruhet sipër videos dhe modelja sapo na konfuzoi sërish.
Nuk dihet nëse ky postim ishte mohim i lajmeve për ndarje apo jo pasi në anën tjetër fotot e përbashkëta me Feron mungojnë akoma si dhe vazhdojnë të mos ndjekin njëri-tjetrin.