Ky banor i Big Brother thyen rregullat, çfarë kërkoi me ngulm?
Ronaldo ka thyer rregullin e kamperit, në të cilin ndodhen aktualisht Olta dhe Armaldo.
Gazetari është futur vetë për të gjetur një palë syze, të cilat mendon që mund t’i ketë harruar aty pasi doli me Zhaklinën.
Fillimisht u mundua Armaldo t’i gjente, por pasi nuk ia doli vetë ftoi Ronaldon.
Ky hap ishte i gabuar sepse nuk lejohet futja e banorëve të tjerë brenda kamperit përveç Oltës dhe Armaldo.