Gjoni: Gruaja ime vuan nga një sindromë që nuk ka shërim, sytë e saj nuk shohin.
Një prej banorëve më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica apo ndryshe i njohur si Lugati, ka folur rreth bashkëshortes së tij dhe problemeve shëndetësore me të cilat ajo ballafaqohet.
“Gruaja ime është komplet ndryshe nga unë. Më serioze, e ditur, e merr jetën shumë me seriozitet”, ka folur Gjoni duke e përshkruar gruan e tij, të cilën e kishte njohur që në vitin 2001.
“Ajo vuan nga një sindromë që për momentin nuk ka shërim, ajo kur ta hapë syrin i merr syri aq shumë dritë, i bëhet gjithçka terr para syve. Momenti më i vështirë ka qenë kur e dërgoja tek mjeku, dhe kthehesha duke qarë por nuk më shihte, as nuk më dëgjonte sepse e lëshoja muzikën”, ka shtuar ai mes tjerash.