Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.
Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.
Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.
Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.
E tani Fifi ka zbuluar se po bëhet nënë.
Ajo këtë e ka konfirmuar ditë me parë duke ekspozuar barkun e rrumbullakët.
Ndërsa dita e parë e vitit 2023 ka qenë me fat për Fifin dhe të dashurin e saj, Adisin.
Derisa ishin duket udhëtuar me veturë, goma e veturës është shqyer, por fatmirësisht këngëtarja dhe i dashuri i saj kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim.
“Dhe ja pra miq, kështu e nisëm vitin. Na ka pa Zoti që kemi shpëtua”, ka qenë përshrkimi që Fifi i ka bërë videos ku shihet goma e shqyer e veturë. /ORAinfo/
Pamje: