Edoni “kapet” keq me Artanin: Nuk je mashkull në shijet e mia, as me personalitet e as me trup.
Edoni nuk e ka pritur edhe aq mirë nominimin nga banorët, teksa edhe është shfaqur i përlotur.
Por duket se ky nominim e ka “ndezur” atë duke e shtyer të bëjë debate, shkruan lajmi.net.
Debati ka nisur pasi që Artani e ka “akuzuar” Edonin, se kinse ka tentuar të flirtonte me të, prej që kishin hyrë në shtëpinë e “BBVK”.
“Prej krejt këtyre, ti je i fundit, si për kah personaliteti, si për kah trupi. Sa ma shpejt me mujt me të zhdukë nga kjo shtëpi”, i ka thënë Edoni Artanit.
“Po sillesh, po pleqnon me do përgjigje patetike sa që nerva po më shkon, e po më duhet me u qu nga tavolina, sepse nuk po mundem ta dëgjojë qasjen tënde të ‘teatrit të vdekur’. Tregoma një rast kur unë ty ta kom hangër.”, ka shtuar Edoni.