KFOR lëshon deklaratë pas vdekjes së pjesëtarit të tyre në Brezovicë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka lëshuar një deklaratë rreth vdekjes së një pjesëtari të këtij misioni drejtuar nga NATO, gjatë shërbimit në një zonë të Brezovicës.

”Me zemër të rënduar ju njoftojmë se dje nga shkaqe natyrale vdiq një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO”.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin polak të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe avionët e tij vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB”, thuhet në deklaratën e gjeneralmajorit, Angelo Michele Ristuccia.

Klan Kosova raportoi një ditë më parë se ai vdiq si pasojë e një infarkti të të cilit më pas, nuk mundi t’i mbijetonte.

Ndërkaq në deklaratën e sotme të lëshuar nga KFOR, bëhet e ditur se tashmë pjesëtari i ndjerë i kësaj force, i takonte kontigjentit polak të dislokuar në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme