Referuar hetimeve të deritanishme të prokurorisë, shuma e parave prej 400 mijë euro dhe 8500 dollarësh e gjetur në banesën e Rozeta Dobit pas përgjimit në komisariat, vijon të mbetet pa pronar.
Deri tani, asnjë nga personat që kanë rënë pre e grabitjes nga ana e pastrueses Rozeta Dobi nuk ka pranuar se shuma e parave t’u përkasë atyre, por janë shprehur se nga banesat e tyre janë marrë bizhuteri.
Nga ana tjetër të tjera detaje interesante vijnë për Alda Klosin, e cila ra pre e grabitjes së më shumë se 500 mijë eurove nga ana e Dobit, pasi mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në kryeministri pesë ditë pasi ka ndodhur grabitja në shtëpinë e saj.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë të sajat.
Ndërkohë, Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy persona, të tjerë të cilët dyshohet të kenë rënë pre e grabitjeve të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese në shtëpitë e tyre. Por ata kanë thënë se Dobi u ka marrë sende me vlerë, jo para.
© SYRI.net