Kina sponsorizoi qendrën e Biden, lidhja me djalin e presidentit amerikan

Merr përmasa akoma më të mëdha skandali i dokumenteve të klasifikuara të gjetura në qendrën ‘Penn Biden’. Autoritetet kanë gjetur të mërkurën disa dokumente të tjera të klasifikuara në këtë qendër.

Por ajo që e bën më të rëndë këtë histori është lidhja me donacionet kineze.

 E shpjeguar me pak fjalë: kur Joe Biden u largua nga posti i zëvendëspresidentit, ngriti një institut kërkimor pranë Universitetit të Pensilvanit. Instituti në fjalë mori emrin ‘Penn Biden Center’.

Që kur Universiteti i Pensilvanisë lajmëroi ngritjen e kësaj qendre, pati një vërshim donacionesh anonime. Mbi të gjitha binin në sy donacione të shumta nga dhurues anonimë kinezë. Bëhet fjalë për të paktën 54.6 milionë dollarë.

Kjo qendër, ku u punësuan kryesisht të larguarit nga administrata e presidentit Barack Obama, u kthye në një ‘fole të parave të errëta’. Të punësuarit e kësaj qendre merrnin donacionet, ndërsa prisnin rikthimin në pushtet. Mes të punësuarve ishte edhe Antony Blinken, që më vonë do bëhej Sekretar i Shtetit.

Por Fox News shkruan se skandali është edhe më i thellë dhe përfshin edhe të birin e diskredituar të Biden, Hunter. Ky i fundit është akuzuar prej kohësh se ka marrë donacione kineze dhe është kërkuar hetim parlamentar ndaj tij.

Sipas Fox News, në laptopin e braktisur të Hunter Biden, i famshëm tanimë për shumë lajme skandaloze, janë gjetur edhe emaile që flasin për ngritjen e kësaj qendre nga babai i tij.

Më 25 prill 2016, një agjenc nga Agjencia e Artistëve Kreativë, i shkruan Hunter, për të diskutuar planet pas Joe Biden të linte detyrën si zëvendëspresident. Një prej këtyre planeve përfshin ‘krijimin e pasurisë’ dhe një tjetër sugjeron ngritjen e ‘Penn Biden Center’, me një mundësi punësimi për Hunter Biden.

“Fokusi do jetë politika e jashtme. Do të operojë si Iniciativa Globale e Clinton dhe do të mbledhë para”, thuhet në email.

Hunter i miraton planet, por thotë se ato duhet të mbeten shumë konfidenciale.

Qendra e Biden u hap në shkurt të vitit 2018. Skandali i rëndë nuk po gjen hapësirë në media, ndërkohë që republikanët po ankohen se edhe autoritetet nuk po hetojnë Biden me atë zell që zbarkuan në banesën e ish-presidentit Donald Trump.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme