Kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili ka mbërritur në Austri për një vizitë, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake ‘Der Standard’.
Në këtë intervistë, Kurti thotë se Perëndimi nuk po e trajton siç trajton presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
I pyetur për marrëdhëniet e tij me fuqitë perëndimore, ai tha se ato janë shumë të mira.
“Bashkëpunoj ngushtë me SHBA, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n. Ne kemi simpati dhe bashkëpunim shumë të madh me administratën aktuale amerikane sesa më atë të mëparshme.
Por që nga fundi i shtatorit 2021, kur MiG-29 u ngritën në kufirin tonë dhe trupat serbe u vendosën aty, situata ka ndryshuar. Mund të debatoj me Serbinë, por kur ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, vjen me MiG-29, kjo është diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja më shumë ushtarë të NATO-s këtu në Kosovë”.
© SYRI.net