Plagosja në Fier/ Autori përdorte tre emra, viktima në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit ditën e djeshme në mesditë, ndërsa një person ka qëlluar me armë zjarri mbi një bashkëmoshatar dhe njëherësh të njohur të tijin.

Ndërkohë që i plagosuri ka mbetur në tokë pas plagës së marrë, autori bashkë me armën e krimit është larguar në drejtim të paditur dhe deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, Policia e Fierit nuk ka dhënë informacion në lidhje me arrestimin e tij.

 Po ashtu, ende nuk bëhet me dije se çfarë rruge ka marrë autori për t’u larguar nga qendra e qytetit për të humbur gjurmët, ndërkohë që policia pretendon se ka ngritur postblloqe të shumta për ta ndaluar.

Hetimet e para e kanë lënë ngjarjen për shkaqe banale, por sipas burimeve jo zyrtare mësohet se në fakt autori i krimit është një person që përdor tre emra, e për pasojë dyshohet se është person me precedentë kriminalë. Policia dha pak detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën, shkruan Panorama.

Zyrtarisht u bë me dije nga Policia e Fierit se dje në mesditë është shënuar një plagosje me armë zjarri brenda në qytet. Dyshohet së përplasja nisi për një konflikt të çastit. Siç bëhet me dije nga policia, mësohet se autori është Altin Nika, i cili ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçën, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postblloku, ku njëra prej tyre është në hyrje të qytetit të Vlorës dhe duke kryer kontrolle në automjete të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur pranë një parukerie, e cila ishte e të plagosurit dhe ku punonte bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment.

Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme