“Kam ndonjë shans me ty?”- Kiara e prerë me Luizin: Është turp të të them unë ç’duhet të bësh.
Moderatorja Kiara Tito duket se i ka bërë të qartë Luiz Ejllit se mes tyre nuk mund të ketë diçka, ndërsa këngëtari prej disa kohësh i shprehur hapur pëlqimin e tij.
Teksa diskutonte me të, ajo i tha se “ndonjëherë duket i papjekur”, dhe se dëshiron të ketë në krah një mashkull nga i cili të mësoj dhe jo t’i tregojë ajo se çfarë duhet të bëjë.
Kur ai e pyeti nëse kanë ndonjë shans bashkë, ajo iu përgjigj se “mos fillo më me këtë muhabet, t’i kam thënë, bëhet e mërzitshme, e kemi folur.”
Pjesë nga diskutimi:
Kiara: Më dukesh i papjekur ndonjë, është karakteri yt.
Luiz: Mu bë presion, mora superxhiro. Më hypi vetja në qejf, mu duk sikur këtu mu bë fushë me lule
Kiara: Është turp të thotë një gocë 10 vite më e vogël të të thotë çduhet të bëjë.
E sheh nga jashtë debatin, s’ka lidhje
Kiara: Ka lidhje, këtë person që kam në krahë dua të mësoj nga ai, jo ta mësoj. Kam nevojë edhe unë të mësoj gjëra jam 27-vjeç. S’kam ndërmend të marr një njeri ta mësoj nga e para, kur s’je bërë 37 vite, nuk bëhesh më ti, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli. Shpresoj që nga kjo situatë të kesh zësh vend.
Luiz: Të zë mend, kjo nënkupton se kam ndonjë shans me ty, thjesht e kishe për..
Kiara: Të lutem mos fillo më me këtë muhabet, t’i kam thënë. Bëhet e mërzitshme, e kemi folur. Jam në një situatë që s’dua të bëj debate, jam me dhimbje akoma.
S’duhet të të flisja më me gojë, por jam njeri.