Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Strazimiri: Rama edhe pak dhe luan shah me El Chapon dhe Noriegën “ke vendi”

Ndërsa sot Charles McGonigal, që njihet për miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama, ish-zyrtari i FBI-së pritet të dalë përpara gjykatës në SHBA për t’u njohur me akuzat ndaj tij se ka marrë para nga një ish-zyrtar i shërbimeve sekrete në Shqipëri, lajmi vijon të shkaktojë tensione në politikën në vend.

McGonigal akuzohet se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë, duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Lidhur me këto zhvillime, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri përmes rrjeteve sociale paralajmëron se shumë edhe kryeministri Rama do të përfundojë në burg nga drejtësia amerikane.

“Vini, a e mban dot burgun federal amerikan, “me dasht”? Video i përket seancës së Kuvendit të Shqipërisë më 31 janarit 2019!

Nëse lidhim faktet sipas dosjes hetimore të FBI rezulton se:

Në dhjetor 2018:

McGonigal, kundrejt pagesës nga Edi Rama, i kërkoi vartësve që të niste hetim për rivalët e Edi Ramës bazuar në informacionet që atij i ishin përcjellë nga zyra e Edi Ramës në Tiranë.

Në 31 janar 2019:

Edi Rama “pyet” Sali Berishën “a e kalon dot oqeanin me dasht?”

Në 23 janar 2023

Drejtësia amerikane kërkon të zbardhet kontakti i zyrtarit të korruptuar McGonigal me Edi Ramën dhe çdo personi rreth tij.

Është hera e dytë që Edi Rama implikohet në vepra penale që konsiderohen nga kodi penal amerikan “Konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Të pata thënë mos e çil at’ derë or “trim”… por më the se “politika është shah, e ti je 3 lëvizje para…”!

Edhe pak dhe luan shah me El Chapon dhe Noriegën “ke vendi”…”, shprehet Strazimiri.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme