Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama paralajmëron bllokimin e Komisionit Parlamentar

Edi Rama ka vendosur të mos lejojë hetim ndaj tij në Shqipëri.

Sigurisht që SPAK duket se nuk ka ndërmend të nisë një hetim për Ramë, dhe dy miqtë e tij, Agron Nezaj dhe Dorian Duçka, por kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë as ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar skandalin amerikan të tij dhe miqësinë e fortë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua në Nju Jork.

 ‘Për çfarë të bëhet një komision hetimor, e ka hetuar Amerika
Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikanë dhe kanë dalë konkluzionet. Çfarë të hetohet, fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe çdo lloj raporti me publikun.

Kjo është një çështje e parlamentit. Ka një drejtësi në SHBA dhe këto mund të kontestohen nga drejtësia e foltores, apo e vulës bashkë me foltoren, apo e tjetrit e tjetrit kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë’, u shpreh Edi Rama për gazetarët nga selia e PS, pas një takimi që pak me drejtuesit e partisë në qarqe.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme