Edhe pse komenton thuajse çdo zhvillim në vendin tonë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka heshtur për skandalin më të rëndë të regjistruar në historinë e dy vendeve.
Teksa media dhe opinioni publik në mbarë botën po zien për skandalin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, Yuri Kim nuk është prononcuar, edhe pse ishte e pranishme në dy aktivitete.
Mënyra se si ajo largohet me shpejtësi nga kamerat flet vetë.
Ndërkohë kryeministri shqiptar, Edi Rama është zhdukur prej disa ditësh, ndërsa në media ka shpërndarë lajme se është i sëmurë.
© SYRI.net