Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit është zbatuar kontroll ndaj automjeteve që kryejnë transportin publik të nxënësve, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrollit janë konstatuar 65 shkelje të trafikut, me ç’ rast tre automjete janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të regjistrimit të skaduar derisa në kontroll të jashtëzakonshëm teknik janë dërguar 21 automjete.
Kontrollet në komunikacion që kanë për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftuan nga MPB-ja.