Jonida Vokshi jep lajmin e ëmbël për jetën e saj private

Jonida Vokshin zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe dasma e tyre e vitit 2019 u ndoq me shumë kërshëri.

Viti 2020 mbetet përgjithmonë viti që ia ndryshoi jetën çiftit sepse ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, fryt i dashurisë së tyre të pashtershme.

Në qershor të vitit 2020, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, u bërë prindër për herë të parë. Këtë e bëri të ditur vet aktori Krapi, i cili asokohe shpërndau lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”, shkruante ai.

Ndërkaq tani, Besniku dhe Jonida vitin 2023 do ta mbajnë mend sërish si një vit që ua ndryshoi jetën. Kjo sepse, çifti shumë i dashur janë në pritje të ëmbël. Kësaj here lajmin e bëri publik vetë prezantuesja gjatë Prime të BBVK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme