Një tërmet me magnitudë 7.4 ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Turqinë juglindore dhe Siri. Të paktën 284 persona u vranë dhe mbi 2323 u plagosën, tha zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay.
130 ndërtesa u rrëzuan në provincën Malatya, tha guvernatori Hulusi Şahin. Autoritetet atje kanë nxjerrë tre trupa dhe rreth njëqind njerëz janë shtruar në spital, tha ai.
AFAD tha se tërmeti ishte me qendër në qarkun Pazarcık të provincës Kahramanmaraş.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash nga toka dhe ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në Twitter se “ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan menjëherë” në zonat e goditura nga tërmeti.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sa më pak dëme”, ka shkruar ai.
Pati të paktën gjashtë pasgoditje dhe ai u bëri thirrje njerëzve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara për shkak të rreziqeve, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu.