Turqia është zgjuar sot nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 që goditi rajonin Gaziantep teksa me qindra ndërtesa janë shkatërruar.
Në rrjetet sociale dhe mediat turke janë publikuar pamje të pallateve dhe ndërtesave teksa rrëzohen nga lëkundjet e forta sizmike.
Një pjesë e tyre janë shembur gjatë pasgoditjeve pas dëmeve të mëdha që kanë pësuar.