Turqi, Forcat e armatosura hapin një korridor ajror për ndihmë

Forcat e Armatosura të Türkiye-s kanë hapur një korridor ajror për të transferuar ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në jug të vendit, raporton Anadolu.

Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në komandën e bazës së 11-të të trafikut ajror po monitoron aktivitetet e ndërmarra pas tërmetit.

“Kemi mobilizuar avionët tanë për të dërguar ekipe mjekësore, ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe automjete në rajonet e prekura nga tërmeti. Kemi maksimizuar gatishmërinë e avionëve tanë për të ofruar transportin e nevojshëm”, tha Akar.

Një numër i madh avionësh transporti, përfshirë avionët transportues TAF A400m, transportojnë ekipe kërkim-shpëtimi dhe automjete në rajon. Në korridorin e ndihmës ajrore marrin pjesë edhe avionët e ambulancës.

Akar deklaroi se edhe në radhët e ushtarëve ka viktima nga tërmeti. “Forcat e armatosura vazhdojnë të përcaktojnë dëmet dhe viktimat në radhët e tyre. Fatkeqësisht kemi tre dëshmorë dhe të lënduar”, tha ai.

Kujtojmë se të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 janë plagosur në dhjetë provinca nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesët jugore të Türkiye-s të hënën në mëngjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme