Vivien është vajza nga Shqipëria e cila është pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, tash e dy muaj.
Ajo pati debate të forta me Xhulin, banore tjetër të këtij formati.
Vivien e kritikoj atë për lidhjen e saj të krijuar me Atdheun në “BBVK”, teksa në “prime-n” e fundit ai hoqi dorë nga Xhuli.
Lidhur me këtë ajo i ka thënë se e la “live”.
Por, duket se Vivien ka harruar rrugëtimin e saj në “Love Story”, e cila e kishte puthur djalin e këtij formati qysh në takimin e parë, shkruan lajmi.
E madje, ishte Saimiri djali i “Love Story” që ishte përplasur me të ku i kishte shprehur se e kishte puthur pa dëshirë.
Vivien duket se e ka lënë pas të kaluarën, teksa nuk kujton as fjalët e veprat e saj, e “paragjykon” të tjerët.
Ndryshe, ajo krijoi lidhje në “BBVK”, me Getinjon, reperin nga Kosova.
Lidhja e tyre po vazhdon ende edhe pse reperi është larguar kohë më parë nga aty.