Efi tani kalon edhe Luizin

Pas daljes nga BBVA, Efi fiton numër të madh ndjekësish, kalon edhe Luizin.

Eliminimi i papritur i Efi Dhedhes nga BBVA e ka bërë atë një prej banoreve më të përfolura të momentit.

Kjo gjë ka ndikuar që ajo të ketë një ‘shpërthim’ ndjekësish dhe ‘like’-ve në Insatgram.

Efi la shtëpinë e BBVA të shtunën e 4 shkurtit dhe deri më tani ka arritur të dyfishojë numëron i ndjekësve dhe aktualisht numëron 439 mijë të tillë.

Ajo që është edhe më mbresëlënëse është edhe fakti që postimi i saj i fundit ku flet për përfundimin e rrugëtimit në Big Brother VIP Albania ka mbi 258 mijë pëlqime dhe mbi 20 mijë komente.

Efi me këto shifra kalon edhe emrin më të lakuar dhe protagonistin e këtij viti të BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli.

Ndonëse ai shënoi rritje të shpejtë të ndjekësve në Instagram, Ejlli aktualisht qëndron prapa Efit me 429 mijë të tillë, ndërkohë asnjë postimi i tij nuk ka më shumë ‘like’ dhe komentet sesa ai i ish-banores.

Madje edhe video nga momenti i shumëpritur ku Luizi dhe Kiara dhuruan puthjen e famshme ka 145,869 pëlqime dhe 7,859 komente.

Kujtojmë që Efi u eliminua nga një nominim i ngushtë mes saj, Kiarës dhe Luizit, që erdhi si rezultat i një vendimi të Dea Mishel, pasi kësaj të fundit iu dha privilegji si fituese e ‘lojës së inteligjencës’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme