Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se partneret e deridjeshëm nuk patën durim ta kumtojnë lajmin nëse ata do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.
Gashi tha se në janarin e viti 2022, kur vendit i duhej, ata kanë marrë vendim të guximshëm për tu bërë pjesë e Qeverisës.
Ai tha se vendimi i tyre ishte politik, dhe se kanë nënshkruar marrëveshje me ish kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa e njëjta ishte miratuar nga kryeministri aktual.
“Pala tjetër për fat të keq nuk e implemtoj as marrëveshjen politike dhe kadrovike. Madje ata tani në mënyrë brutale e shkelën atë marrëveshje duke përfshirë një partner tjetër në Qeveri”, tha Gashi, raporton SHENJA.