Analisti i kundërzbulimit dhe një nga ekspertët më të njohur të inteligjencës në SHBA, John Schindler, publikoi një shkrim dje në gazetën ‘Washington Examiner’, që shkaktoi një tërmet në Shqipëri dhe SHBA.
“Dështimi me McGonigal është skandali më i rëndë në historinë e FBI. Korrupsion në një shkallë pothuajse të paimagjinueshme. Por nuk bëhet fjalë për Rusinë apo ndonjë gjë që iu kanë thënë mediat. Mësojeni këtu të vërtetën e pakëndshme,” shkruan ai, duke postuar shkrimin e tij.
Ndërkohë në shkrim ai shpjegon se përse administrata e Joe Biden në SHBA po mbyll sytë përpara skandalit Rama-McGonigal.
“McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë personi që rregullonte punët e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është aleat dhe anëtar i vendosur i NATO-s, por që kur Rama mori pushtetin në Tiranë një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Pse administrata Biden mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë këtë gjë. Opozita shqiptare është e shqetësuar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane që rregullon punët për socialistët në pushtet,” shkruan Schindler.
© SYRI.net