SPB Shkup njofton se ka arrestuar në flagrancë një hajdut bizhuterish, menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit (Shkup).
Atij i janë konfiskuar bizhuteritë e vjedhura dhe i janë dorëzuar pronarit, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe po të bëhet kallëzimi përkatës.
“Sot (16.02.2023) rreth orës 12:00 në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, efektivët e policisë e Stacionit Policor Qendër kanë ndaluar personin me inicialet E.A(19) nga Shtipi. Ai u kap menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit, Shkup, duke vjedhur me forcë një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Malli i konfiskuar i është kthyer pronarit të mallit, ndërsa shtetasi E.A. është shoqëruar në komisariat dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.