Këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë bujë në mediat sociale, ndërsa ka reaguar për ashtu siç u shpreh ajo, “paragjykimet, akuzat dhe energjia negative” e rezervuar nga ndjekësit e saj.
Ajo është shprehur e penduar, pasi që bota rozë duket ta ketë penguar në shijimin e pritjes së ëmbël të foshnjës së saj dhe reagimi vjen pikërisht në muajin e tetë, pak javë para se ta kryej procesin e lindjes.
“Kam menduar që shtatzëninë do e kaloja krejt ndryshe, me shumë dashur, me shumë lule, me shumë fjalë të bukura, me shumë mirëkuptim e me shumë mbështetje. Por, jo! Jam duke e kaluar me shumë stres, siklet, gjëra nëpër kokë, sulme nga njerëzit, me plot smire nga të gjitha anët e mundshme dhe më vjen plasja”, ka shkruar Fifi në Instagram.
“Më vjen keq që nuk jam një njëri i thjesht që të mundem të shijoj goditjet e bebit tim dhe që punova kaq fort për tu bërë pjesë e këtij ‘showbizzi’ që nuk më lë të gëzoj e t’i mendoj vetëm momentet që bebi im më bë bën të vjell e qaj dhe më është shtuar doza e emocioneve 10 fish. Refuzoj t’u jap përgjigje njerëzve që hanë m*t për mua mbas shpine e vijnë e më bëjnë lajka”, ka shtuar ajo.
Fifi tash e një kohë është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ish partnerin e modeles Adrola Dushi, me të cilën ai ka një djalë që quhet – Troi.