Xhuli flet sërish për rrahjen me Dafina Zeqirin, tregon në detaje pse dhe si ndodhi

Xhuli flet për përleshjen fizike me Dafina Zeqirin, thotë se “nuk e ka sulmuar, por është vetëmbrojtur”.

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka folur edhe një herë për përleshjen fizike që ajo thotë të ketë pasur me këngëtaren e famshme, Dafina Zeqiri.

Veç se kësaj here, Xhuli e ka komentuar rastin pasi i ishte bërë pyetja nga Stresi, i cili ishte në rolin e prezantuesit të emisionit “NIN”.

“A mendon se një grua e fortë si ti që flet gjithmonë për feminizmin dhe mbrojtjen ndaj gruas dha një shembull të mirë kur ka përmendur dhunën ndaj një gruaje tjetër, qoftë edhe si vetëmbrojtje?”, ka qenë pyetja drejtuar Xhulit.

“Ka ndodhur një rast që ishim në një vend të përbashkët në pub, dhe ishte me motrën e vet, në atë kohë që të dyjat ishim fytyra që ishim përfolur edhe motra e asaj me ofendoi me një fjalë shumë të rëndë, dhe kjo ka kaluar nga shpina e mi ka kapur flokët”, ka thënë Xhuli.

“Nuk ishte sulm por ishte vetëmbrojtje, se kam filluar e para, por e ka filluar ajo. Edhe sot po të më ndodhi do të veproja njëjtë, për këtë arsye kam kryer kurse boksi, ‘kick box’ e xhudo”, ka shtuar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme