Një tjetër mrekulli ndodhi në shtetin turk. Një djalë 12-vjeçar u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakya në provincën Hatay, 260 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën pjesët jugore të Turqisë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nën gërmadhat e një ndërtese në lagjen Ekinci, Osman Halebia, shtetas i huaj.
Ai u nxor i gjallë nga rrënojat 260 orë, ose gati 11 ditë, pas tërmeteve shkatërruese që goditën shtetin turk dhe sirian.
Pas operacionit të shpëtimit, djali i vogël është transportuar me ambulancë në spital, raporton trthaber.
Disa orë më parë në provincën e Karamanmarasit u nxorr e gjallë gruaja 42-vjeçare, e cila mbijetoi për 257 orë nën rrënoja.
Sipas të dhënave të fundit, 38.044 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues në Turqi.