Sheiku i Katarit dërgoi ofertë zyrtare për të blerë Manchester Unitedin

Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani, drejtori i një prej bankave më të mëdha në Katar, ka njoftuar se dëshiron të blejë njëqind për qind të aksioneve në klubin anglez Manchester United.

Ai ka dërguar zyrtarisht një ofertë për blerjen e klubit dhe ka bërë të ditur synimet e tij në një deklaratë për shtyp.

“E dërgova ofertën me qëllim që ta kthej klubin në ditët e tij të lavdisë së mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës. Qëllimi im është të kthej tifozët në zemrën e Manchester United. Dëshira ime është që Manchester United të jetë i kompletuar dhe për t’u konsideruar si klubi më i madh në botë”, ka shkruar ndër të tjera sheiku i Katarit.

Ai ka premtuar se do të publikojë më shumë detaje rreth ofertës, varësisht se si do të zhvillohet situata.

Al Thani pretendon se është një tifoz prej kohësh i Manchester United dhe mori pjesë në prezantimin e trofeut të Kupës së Botës për Lionel Messi pas finales, së bashku me vëllain e tij.

Afati për dorëzimin e ofertave për marrjen e klubit të famshëm anglez ka skaduar në orën 22:00 të së premtes.

Deri më tani, përveç sheikut, ka folur edhe biznesmeni Sir Jim Ratcliffe.

Manchester United aktualisht është në pronësi të familjes amerikane Glazer, e cila e mori atë në vitin 2005.

Pritet që pas afatit të zbulohen edhe dy oferta të tjera – një nga SHBA dhe një nga Arabia Saudite, shkruan BBC.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme